Site icon Telegrafi

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Në Pokrovsk, forcat ukrainase nga Brigada e 59-të, kanë goditur dhe shkatërruar pothuajse 15 njësi të forcave ruse që ishin shënjestrtuar me dronë dhe artileri.

Në këtë sulm, ukrainasit shkatërruan edhe një tank dhe sistem të avancuar artilerik, sikurse edhe tre automjete të blinduara, transmeton Telegrafi.

Ukrainasit kanë publikuar pamje të këtij aksioni që rezultoi të jetë tejet i suksesshëm, ku shihen se si rusët e pësojnë rëndë.

Lexo po ashtu Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Dronët hidhnin me saktësi bombat mbi makineritë luftarake të rusëve, që menjëherë përfshiheshin nga zjarri.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar fuqishëm një marrëveshje të mundshme mes Rusisë dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nëse vendi i tij nuk është pjesë e bisedimeve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version