Forcat Ajrore të Ukrainës goditën dhe shkatërruan postbllokun komandues të ushtrisë ruse në drejtim të Kievit.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.
“Pak minuta më parë, një post komandë e armikut në drejtim të Kievit u shkatërrua. Forcat tona Ajrore janë duke punuar!”, ka shkruar ai.
Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe pamjet e goditjes shkatërrimtare.
Ndërkohë media të ndryshme raportojnë se një aksion i tillë është kryer nga dronët e avancuar turq, Bayraktar TB2. /Telegrafi/
Кілька хвилин тому знищено ворожий пункт управління на Київському напрямку. pic.twitter.com/1F6CKciklN
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 11, 2022