Telegrafi

Forcat ukrainase raportohet se kanë çliruar fshatin Makiivka në Luhansk – ushtarët shihen duke shkelur flamujt rusë

Mediumi Nexta ka raportuar se forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Makiivka në rajonin e Luhanskut, derisa ka publikuar një video të ushtarëve ukrainas.

Në këtë video, ushtarët ukrainas shihen duke shkelur me këmbë flamujt e Rusisë, transmeton Telegrafi.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan fshatin Makiivka në rajonin Luhansk”, thuhet në postimin e tyre në Twitter, ku është e bashkangjitur videoja.

Ndryshe, Ukraina pretendon se 61,680 trupa ruse janë vrarë që kur ka filluar konflikti më 24 shkurt. /Telegrafi/