Telegrafi

Forcat ukrainase vazhdojnë aksionin në eliminimin e rusëve, godasin me artileri fiks në shënjestër

Forcat ukrainase po vazhdojnë me kundërofensivën e tyre në përpjekje për të zmbrapsur kundërshtarët nga territori i tyre.

Së fundmi u publikuan në internet disa pamje që tregonin operacionet e batalioneve të tyre në eliminimin e rusëve në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Brigada e 31-të e mekanizuar ka postuar një video që tregonte momentin kur një ushtar rus i cili po ecte qetësisht në një fushë të hapur u godit keq nga një artileri.

Gjithashtu, një video tjetër e shpërndarë kësaj here nga brigada e 92-të e Mekanizuar, demonstronte aksionin e ukrainasve, duke goditur fiks disa ushtarë rusë të strehuar në llogore. /Telegrafi/