Telegrafi

Forcat ukrainase po përparojnë ‘ngadalë por sigurt’ në vijat e frontit – thotë një zyrtar i lartë ushtarak

Forcat ukrainase po përparojnë ‘ngadalë por sigurt’ në vijat e frontit në lindje dhe juglindje të vendit, tha një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas.

Gjenerali Valery Zaluzhniy pretendon se forcat rimorën grupe fshatrash në juglindje, si dhe “krijuan terren” përgjatë krahëve të Bakmhutit shumë të kontestuar.

“Forcat mbrojtëse të Ukrainës po vazhdojnë me aksionin e tyre sulmues dhe ne kemi bërë përparime”, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas në Telegram, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbardhet fati i gjeneralit rus që u raportua i zhdukur - i cili 'kishte mbajtur anën e shefit të Wagner' gjatë kryengritjes në Rusi

“Armiku po ofron rezistencë të fortë, duke pësuar humbje të konsiderueshme”, shtoi ai.

Deklaratat e tij vijnë pasi presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti përparimet “në të gjitha frontet” në fillim të javës, ndërsa kundërofensiva e Ukrainës me sa duket po shtohet.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se ai e kupton se vendi i tij nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është duke luftuar – por ai dëshiron një sinjal se “pas luftës Ukraina do të jetë anëtare”.

Duke folur përpara një samiti të NATO-s muajin e ardhshëm, ai shton se Kievi kërkon “garanci sigurie” në periudhën e ndërmjetme përpara se të mund të bashkohet me aleancën, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Një raport i WSJ zbulon se çfarë donte të arrinte shefi i Wagner me kryengritjen në Rusi

Zyrtarët ukrainas kanë lobuar për një rrugë të caktuar për t’u bërë pjesë e NATO-s në mënyrë që të anashkalojnë procesin normal – gjë që do ta linte atë në mëshirën e një vetoje në minutën e fundit nga një prej shteteve anëtare.

Veç kësaj, Zelensky ka thënë se anëtarët e grupit mercenar rus Wagner besohet se janë ende në Ukrainë. /Telegrafi/