Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video në Twitter ku thotë në mbishkrimin e saj se qyteti i Balaklias në rajonin e Kharkov është çliruar nga trupat ukrainase, duke shtuar gjithashtu se flamuri ukrainas është ngritur në qendrën e qytetit.
“Qyteti i Balakliya, rajoni i Kharkiv, është çliruar nga trupat ukrainase! Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Heroi i Ukrainës, Gjeneral Koloneli Oleksandr Syrskyi drejton ofensivën e Ukrainës në këtë sektor. Flamuri ukrainas është ngritur në qendër të qytetit”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.
The town of Balakliya, Kharkiv region, is liberated by Ukrainian troops!
The Commander of Ukrainian Land Forces, Hero of Ukraine, Colonel General Oleksandr Syrskyi is leading the Ukrainian offensive in this sector.
The Ukrainian flag has been raised in the town centre. pic.twitter.com/zQ8ngDitZw— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 10, 2022
Kjo video tregon dhe momentin kur flamuri ukrainas ngritët në këtë qytet.
“Sot ne po përfundojmë çlirimin e Balakliya-s. Qyteti i parë i madh në ofensivën tonë. Jam i sigurt se ky nuk është qyteti i fundit. Përpara nesh është Kupiansk, i cili tashmë gjysma është marrë nga trupat tona. Përpara nesh janë Izyum dhe shumë të tjerë”, tha gjeneralkoloneli Syrskyi në video.
“Sot, ne përfundojmë zyrtarisht operacionin e pastrimit të këtij qyteti dhe ngremë flamurin tonë kombëtar”, ka thënë ai tutje. /Telegrafi/