Forcat ukrainase kanë filluar “formësimin” e operacioneve përpara një kundërofensive të shumëpritur kundër forcave ruse, kanë thënë për CNN një zyrtar i lartë ushtarak amerikan dhe një zyrtar i lartë perëndimor.
“Formësimi” përfshin objektivat goditëse si depot e armëve, qendrat komanduese dhe sistemet e blinduara dhe artilerie për të përgatitur avancimin e forcave.
Kjo vlerësohet të jetë një taktikë standarde e bërë përpara operacioneve të mëdha të kombinuara.
Kur Ukraina nisi një kundërofensivë në fund të verës së kaluar në pjesët jugore dhe verilindore të vendit, ajo u parapri në mënyrë të ngjashme nga sulmet ajrore për të “formësuar” fushën e betejës.
Këto operacione “formësimi” mund të vazhdojnë për shumë ditë përpara se të bëhet pjesa më e madhe e çdo ofensive të planifikuar ukrainase, sipas zyrtarit të lartë ushtarak amerikan.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendit të tij i duhet ende “pak më shumë kohë” përpara se të nisë kundërofensivë, në mënyrë që të lejojë që një pjesë tjetër e ndihmës ushtarake të premtuar perëndimore të arrijë në vend.
“Me [atë që kemi] ne mund të ecim përpara dhe të jemi të suksesshëm”, ka thënë Zelensky për transmetuesit e shërbimit publik evropian në një intervistë të publikuar të enjten. “Por ne do të humbnim shumë njerëz. Mendoj se kjo është e papranueshme”.
“Pra, duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë”, tha ai.
Ndër furnizimet që Ukraina ende pret janë automjete të blinduara – duke përfshirë tanke – të cilat Zelensky tha se “po mbërrinin në grupe”.
Ndërkohë vë në pah CNN, operacionet e “formësimit” mund të projektohen gjithashtu për të “hutuar” armikun. /Telegrafi/