Forcat ukrainase kanë bërë një “lëvizje të rëndësishme taktike” në linjat e mbrojtjes jugore të Rusisë, sipas një instituti amerikan.
Përparimi i tyre në Zaporizhzhia e ka detyruar Rusinë të ridislokojë trupa elitare nga Bakhmut, të cilin Ukraina po përpiqet të rrethojë njëkohësisht, tha Instituti për Studimin e Luftës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sulmet në qytetin lindor – dhe suksesi i pretenduar nga Ukraina në Andriivka aty pranë – e kanë penguar Rusinë që t’i tërheqë ato trupa sa më shpejt që të donte, është thënë më tej.
“ISW ka vlerësuar më parë se operacionet kundërofensive të Ukrainës përgjatë disa linjave të përpjekjeve do ta detyronin komandën ruse të vë në prioritet disa sektorë të frontit dhe të kryejë ridislokime anësore që i ofrojnë Ukrainës mundësi për shfrytëzim”, thuhet në deklaratë.
Siç thuhet më tej, ushtria ukrainase po zgjeron thyerjen e pozicioneve mbrojtëse në Robotyne dhe në perëndim të Verbove, Zaporizhzhia, por mungesa e pajisjeve të rënda dhe automjeteve në zonë sugjeron se ka më shumë mbrojtje përpara.
Megjithatë, forcat ruse “ka të ngjarë të kenë pësuar humbje të rënda” në rajon dhe anëtarët e Sulmit Ajror të Gardës së Veçantë të 83-të ruse janë zhvendosur nga Bakhmut për të forcuar mbrojtjen e saj atje, tha ISW.
“Forcat ruse deri më tani nuk kanë qenë të gatshme të dërgojnë këto formacione relativisht elitare për të ndihmuar në përpjekjet kritike mbrojtëse në rajonin perëndimor të Zaporizhzaia dhe operacionet ukrainase rreth Bakhmut duket se vazhdojnë të pengojnë komandën ruse ta bëjë këtë”. /Telegrafi/