Pamjet e publikuara nga Brigada e 54-të e Mekanizuar duket se tregojnë se si forcat ukrainase bombardojnë pozicionet e rusëve në vijën e parë të frontit.
Ushtria e Ukrainës kishte për synim që të godasë rusët e fshehur në llogore, transmeton Telegrafi.
Së paku dy shpërthime janë dokumentuar përmes këtyre pamjeve, dhe një rus goditet keq nga forcat ukrainase, i cili shihet duke lëvizur ngadalë aty.
Bombardimi ishte një punë e përbashkët e artilerisë së brigadës 155 mm dhe granatës automatike Mk 19. /Telegrafi/