Telegrafi

Forcat speciale ukrainase postojnë videon e shkatërrimit të pajisjeve dhe municionit rus në Kursk

Pjesëtarët e forcave ukrainase për operacione speciale të njohur si SOF, kanë shkatërruar pajisje inxhinierike dhe ushtarake të rusë në rajonin e Kurskut – duke e goditur me sistemin raketor HIMARS urat.

“Ku mbeten pontonet ruse në rajonin e Kurskut? Operativët e Forcave të Operacioneve Speciale, së bashku me njësitë e forcave të mbrojtëse të Ukrainës, po i shtypin ato në mënyrë efektive”, u tha nga SOF-i ukrainas.

Videoja është postuar sot për të demonstruar suksesin e forcave ukrainase në Kursk, që kishin shënjestruar pajisjet inxhinierike sikurse edhe urat që i shkatërruan me HIMARS-in amerikan, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu theksuan se kanë shkatërruar municion, rezervuar të naftës si dhe pajisje të ndryshme elektronike por edhe sisteme artilerike.

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi tregojnë qartë urat e shkatërruara në rajonin e Kurskut, kurse rusët tashmë kanë filluar të ndërtojnë disa ura të përkohshme metalike me qëllim evakuimin e banorëve të atjeshëm. /Telegrafi/