Telegrafi

Forcat speciale ukrainase ia mësyjnë pozicioneve ruse në Klischiivka, arrijnë ta çlirojnë fshatin nga forcat pushtuese

Ushtria ukrainase këto ditë ka kryer një sërë aksionesh që kanë rezultuar të suksesshme.

Ata arritën të zmbrapsin forcat ruse nga disa rajone dhe të çlirojnë disa fshatra, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar më poshtë shfaq brigadën ukrainas “Lyut”, e cila pas luftimeve të ashpra arrin të çlirojë fshatin Klischiivka.

Forcat speciale të kësaj brigade përdorën artileri të rëndë për të hedhur në erë tanket ruse.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet, helikopterët luftarakë sulmojnë pozicionet mbrojtëse të rusëve

Ata madje shihen se si arrijnë të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve në jug të Bakhmutit.

Në anën tjetër, nga këto operacione ushtarake, rusët kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/