Site icon Telegrafi

Forcat ruse thonë se kanë marrë kontrollin e aeroportit pranë Kievit

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç, Hostomel pranë Kievit, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Rreth 200 helikopterë rusë u përfshinë në operacionin e këtij aeroporti, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov, thotë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria deklaroi se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë.

Ende nuk ka pasur deklaratë nga ushtria ukrainase – derisa pretendimi nga ana ruse nuk është verifikuar ende. /Telegrafi/

Exit mobile version