Forcat ruse janë sulmit në qytetin e pushtuar ukrainas Luhansk në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe besohet se ata u sulmuan me raketa britanike Storm Shadow që kanë rreze të mesme veprimi.
Caku ishte një ish-shkollë e aviacionit që besohet të jetë bërë “strehë” e kontingjentit të trupave të Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në orën 8 të mëngjesit, ku videot amatore tregojnë pasojat e sulmit dhe ndërtesa e përfshirë nga zjarri dhe tymi i zi që dilte nga ajo.
Dritaret e ndërtesave përreth janë thyer nga intensiteti i valës shpërthyese të raketave. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur.
Raketat britanike Storm Shadow, kanë një saktësi të paparë në një rreze prej 150 miljeve, që i mundësojnë forcave ukrainase të sulmojnë më thellë në rajonet që ushtria ruse i ka nën kontroll. /Telegrafi/