Trupat ruse kanë rrëmbyer një zyrtar lokal që ishte nisur drejt konvojit humanitar në jug të rajonit Kherson, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase.
Iryna Vershchuk pretendon se trupat e Kremlinit ofruan lirimin e zyrtarit lokal ukrainas në këmbim me të burgosurit rusë të luftës – por sipas saj një gjë e tillë ishte e papranueshme, transmeton Telegrafi.
Ajo gjithashtu theksoi se përpjekjet për të hapur tre korridore humanitare në rajonin e Khersonit ka dështuar mbrëmë, pasi forcat ruse nuk e respektuan armëpushimin.
Kherson ishte një prej qyteteve më të mëdha që ra në fillim në duart e rusëve, por javët e fundit ukrainasit pretendojnë se kanë rikthyer kontrollin mbi këtë qytet. /Telegrafi/