Site icon Telegrafi

Forcat ruse nisin sulmin raketor në afërsi të Kievit

Forcat ruse kanë filluar një sulm me raketa në afërsi të Kievit – këtë e ka konfirmuar kreu i administratës rajonale ushtarake.

Në një kumtesë të postuar në Telegram, Oleksiy Kuleba, i bëri thirrje banorëve që të strehohen nëpër bunkerë – pasi Vyshgorodi është goditur me raketa, transmeton Telegrafi.

Kuleba theksoi se këtë mëngjes nga ky sulm nuk raportohet për viktima apo të plagosur në mesin e civilëve.

Lexo po ashtu Imazhi që tregon se sa afër centralit bërthamor në Zaporizhzhia janë të stacionuara forcat ruse

“Armikut filloi sulmin me raketa në Vyshgorod. Dy prej tyre madje janë filmuar duke fluturuar. Deri në këto momente, nuk raportohet për viktima apo të plagosur në mesin e civilëve”, tha ndër tjera Kuleba.

Gjithashtu është bërë e ditur se nuk është parë ndonjë zjarr apo shkatërrim të ndërtesave kolektive.

Në anën tjetër, autoritetet lokale kanë njoftuar se sulmet kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version