Site icon Telegrafi

Forcat ruse kryejnë sulm ajror në Dnipro, humbin jetën pesë persona dhe 34 tjerë plagosen – Zelensky publikon pamjet e raketave që godasin qytetin

Forcat ruse kanë kryer një sulm ajror mbi qytetin e Dnipros, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona dhe 34 tjerë kanë mbetur të plagosur.

Presidenti ukrainas ka publikuar pamjet ku shihen raketat ruse duke goditur në qendër të qytetit – derisa civilët po kalonin rrugëve, transmeton Telegrafi.

“Terroristët rusë sulmojnë sërish qytetin tonë. Deri më tani janë konfirmuar pesë të vdekur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave. 34 tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë”, ka thënë Zelensky.

Lexo po ashtu Ndihmësi i Zelenskyt thotë se Ukraina nuk është e gatshme të bëjë kompromis me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Ai theksoi se ekipet emergjente kanë dalë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për të lokalizuar zjarrin, dhe të shpëtojnë personat që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

“Ky terror rus mund të ndalet vetëm me dy gjëra – sisteme moderne të mbrojtjes ajrore dhe armë me rreze të gjatë veprimi. Bota mund të shpëtojë jetë, kjo kërkon përkushtim të liderëve. Përkushtim që mundet dhe duhet të mbrojë civilët nga terrori”, ka shtuar presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version