Një reaktor kërkimor bërthamor në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga granatimet ruse, sipas autoriteteve të cituara në një media ukrainase.
Kyiv Independent tha se për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në zonë, në verilindje të vendit, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të vlerësojnë dëmet në vend, përcjell Telegrafi.
Rusia është kritikuar vazhdimisht për shënjestrimin e centraleve bërthamore në Ukrainë, siç është centrali bërthamor Zhaporizhia në juglindje.
Edhe pse me rrezik, deri më tani nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv nga këto hapësira.
⚡️ Kharkiv nuclear research reactor hit by Russian shelling.
The nuclear research reactor at the Kharkiv Institute of Physics and Technology has come under renewed Russian fire.
Ukrainian authorities have not yet been able to assess damage to the site, due to constant shelling.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 26, 2022
Ndryshe, dëmtimi i centraleve bërthamore në Ukrainë është bërë një shqetësim i rregullt që nga fillimi i pushtimit rus.
Në fillim të këtij muaji, Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin në Çernobil kishte humbur.
Dhe bota i shpëtoi për pak një katastrofe bërthamore pasi Rusia sulmoi centralin më të madh bërthamor të Evropës.
Sulmi në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia, i cili shkaktoi një zjarr, tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga udhëheqësit botërorë. /Telegrafi/