Forcat ruse kanë kryer katër sulme ajrore në njërën prej qarqet e qytetit të Kharkivit, në pasditen e 22 qershorit.
Ka patur viktima dhe të plagosur nga ky sulm ajror në rajonin e Kharkivit, transmeton Telegrafi.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Ihor Terekhov, i cili tha se janë kryer katër sulme.
Terekhov ka theksuar se ndërtesat kolektive janë goditur, kurse deri më tani raportohet për tre të vrarë dhe 19 tjerë janë plagosur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se qytetit u godit nga bombat gjigante ruse, që nuk zgjodhën objektiva ushtarake, por civile.
Një video amatore shfaq momentin kur raketa ruse godet qendrën e qytetit dhe një grua që ecte rrugëve, shpëton për një “fije floku”. /Telegrafi/
O momento em que a Rússia atingiu hoje de manhã o centro da cidade de Kharkiv, na Ucrânia. Logo após esse ataque, o regime de Vladimir Putin emitiu uma nota dizendo que “a Rússia não visa civis nos seus ataques”. pic.twitter.com/lRc9hD8kj6
— Hoje no Mundo Militar (@hoje_no) June 22, 2024