Site icon Telegrafi

Forcat izraelite bllokojnë autoambulancat në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë bllokuar qarkullimin e ambulancave në Bregun Perëndimor, ka pretenduar “Gjysmëhëna e Kuqe” e Palestinës.

Përmes një video të publikuar në platformën X, organizata ka njoftuar se trupat izraelite kanë penguar lëvizjen e shërbimeve të emergjencës gjatë një sulmi pranë qytetit Tubas.

Lexo po ashtu Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Ajo pretendon se ka “një numër të lartë të të plagosurve” në zonë, raporton skynews.

Kjo ndodh pasi ministria e Shëndetësisë palestineze raportoi se pesë persona janë vrarë nga forcat izraelite gjatë një sulmi pranë Tubas.

Lexo po ashtu Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Nuk është e qartë nëse të dy deklaratat referohen në të njëjtën ngjarje.

Ka pasur rritje të dhunës në Rripin Perëndimor paralelisht me luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. /Telegrafi/

Exit mobile version