Site icon Telegrafi

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë aeroplanë rusë dhe një helikopter

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se pesë aeroplanë rusë dhe një helikopter u rrëzuan herët të enjten, ndërsa forcat ruse sulmuan Ukrainën, përcjell Telegrafi.

Sipas CNN, ushtria ruse i ka mohuar pretendimet, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Sulmet e para erdhën pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, duke i dhënë fund definitivisht çdo spekulimi se çfarë kishte ndërmend të bënte presidenti rus Vladimir Putin.

Vetëm pak minuta më parë, Putin njoftoi se po urdhëronte operacionin ushtarak në Ukrainë.

Shpërthimet vinin nga një distancë larg qendrës së qytetit, por ishin qartë të dëgjueshme në të gjithë kryeqytetin ukrainas, zhurma e thellë përshkoi mëngjesin e qetë të hershëm.

Banorëve të Kievit u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të paketojnë një çantë me gjërat e nevojshme, në rast se duhet të largohen papritur. /Telegrafi/

Exit mobile version