Telegrafi

Forcat ajrore të Ukrainës rrëzojnë helikopterin rus Ka-52 në rajonin e Donetskut – publikohen pamjet

Forcat ajrore të Ukrainës kanë arritur të rrëzojnë një helikopter të ushtrisë ruse në rajonin e Donetskut.

Bëhet fjalë për modelin Ka-52, i cili u godit me predhë derisa po fluturonte ulët në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që forcat ajrore të Ukrainë të rrëzojnë aeroplanë dhe helikopterë e dronë të rusëve.

Deri më ta Kievi pretendon se ka rrëzuar me qindra fluturake të ushtrisë së Vladimir Putinit. Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka theksuar se sasia e armëve të rusëve që janë shkatërruar është tejet e madhe.

E nga Shtabi i Përgjithshëm i ukrainasve është bërë e ditur se shumicën e armëve që i kanë sekuestruar nga rusët, tani po i përdorin kundër tyre. /Telegrafi/