Forca të shtuara të Policisë së Kosovës (PK), janë vendosur sot në oborrin e objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sot Kuvendi i Kosovës votoi në parim Projektligjin për pagën minimale. 68 deputetë votuan për, gjashtë abstenuan e kundër nuk kishte asnjë.
Për Projektligjin për Pagën Minimale ishte debatuar shumë kohëve të fundit, madje edhe ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në Projektligj.
Madje, OVL e UÇK-së ka paralajmëruar protesta edhe për të enjten, e 16 qershorit.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /Telegrafi/