Telegrafi

Forca të shtuara të policisë para hoteleve në Shkup, ku do të qëndrojnë Unitedi dhe Reali (Foto)

Shkupi është nikoqir i derbit të madh evropian ku luajnë Real Madridi dhe Manchester Unitedi, dhe për këtë do të kujdesen mbi dy mijë forca policore.

Lojtarët dhe stafi teknik i gjigantit evropian Manchester United do të vendosen sot (7 gusht) në hoteli TCC Grand Plazza në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

  

Policia dhe sigurimi i angazhuar nga hoteli që do të pres anglezët është angazhuar për të blinduar hotelin dhe ambientet përreth. Nga kjo nënkuptohet se lojtarët e Manchester United do të jenë të izoluar dhe me ta as nuk mund të bëhen fotografi selfie e as të merret ndonjë autograf.

Të partë në Shkup duhet të arrijnë lojtarët dhe stafi teknik i Manchester United, në ora 12:55.

40 minuta më vonë pritet të mbërrijnë lojtarët dhe stafi teknik i Real Madridit. Spanjollët duhet të akomodohen në Alexander Palace. Edhe vendqëndrimi i spanjollëve është i rrethuar nga forcat e sigurisë. /Telegrafi/