Fondacioni “George Clooney” planifikon të hapë një shkollë për fëmijët e refugjatëve sirianë.
Të hënën, fondacioni i aktorit ka bërë të ditur se ka arritur partneritet me Google, HP dhe UNICEF, në mënyrë që t’ua mundësojë shkollimin 3.000 fëmijëve që ndodhen refugjatë në Liban.
George dhe Amal Clooney kanë njoftuar se fondacioni i tyre do të grumbullojnë rreth dy milionë euro për këtë projekt, në mënyrë që t’u ndihmojë fëmijëve sirianë që të mos mbesin të paedukuar, njofton Associated Press.
Çifti i famshëm hollivudian konsideron se fëmijët e ikur nga Siria janë viktima të rrethanave gjeografike dhe ata kanë nevojë për shkollim.
Në ndërkohë, ditë më parë është raportuar se aktori ka vendosur ta çojë në gjykatë fotografin dhe revistën që i publikoi fotografitë e fëmijëve të tij pa lejen e çiftit. /Telegrafi/