Ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, ka sugjeruar se Phil Foden është më i mirë se Jude Bellingham dhe se është ylli i Manchester Cityt ai që i kujton legjendën Zinedine Zidane.
Kombëtarja e Anglisë momentalisht ka ekipin më të talentuar në botë, me yje si Foden, Bellingham, Bukayo Saka dhe Cole Palmer.
Megjithatë, një ish-legjendë e anglezëve, Carragher, beson se Foden është më i miri i ekipit të Tre Luanëve.
“Jude Bellingham është ylli i Real Madridit, por është Phil Foden ai që më kujton Zinedine Zidane”, ka shkruar fillimisht Carragher për The Telegraph.
“Bellingham është një fenomen, por për mua, Foden është futbollisti më i talentuar i Anglisë”.
“Foden dhe Bellingham janë profile të ndryshme futbollistësh, por ka aspekte të lojës së lojtarit të Cityt që e dallojnë atë nga çdo gjë që Anglia ka pasur ndonjëherë”, përfundoi ish-mbrojtësi i njohur.
Carragher vazhdoi të pretendonte se ai i admiron të dy futbollistët, por pika e tij është e qartë – ai do të zgjidhte Fodenin para Bellingham nëse i kërkohet. /Telegrafi/
🗣️ Jamie Carragher: “Jude Bellingham is the Real Madrid star but it’s Phil Foden who reminds me of Zinedine Zidane. Bellingham is a phenomenon, yet for me Foden is England’s most naturally-gifted footballer.” @TeleFootball pic.twitter.com/uOWbRrbCMW
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 24, 2024