Site icon Telegrafi

FMN paralajmëron: Ekonomia e Ukrainës mund të tkurret nga 10 deri në 35 për qind, për shkak të pushtimit rus

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia ukrainase pritet të tkurret për 10 për qind gjatë këtij viti, si pasojë e pushtimit rus.

Kjo statistikë mund të jetë edhe më e rëndë nëse agresioni rus zgjat edhe më tej, transmeton Telegrafi.

Në raportin e publikuar sot, FMN-ja tha se ekonomia e Ukrainës mund të tkurret edhe më shumë nga 25 deri në 35 për qind, varësisht nga lufta sa do të zgjasë – e kjo pasqyrë ka marrë për model vendet tjera që janë prekur nga luftërat siç është Iraku dhe Libani.

Lexo po ashtu Ushtria ruse aktivizon eksplozivë pranë centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës

Në anën tjetër, FMN-ja ka aprovuar fondin emergjent prej 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën për të mbuluar boshllëkun prej 4.8 miliardë dollarë – por kjo shumë nuk është e mjaftueshme duke u bazuar në kërkesat që janë.

Borxhi publik i këtij vendi pritet të rritet në 60 për qind këtë vit, për dallim nga viti i kaluar që ishte rreth 50. /Telegrafi/

 

Exit mobile version