Rritja ekonomike e Kinës luan një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore.
Deklarata u bë nga zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar Zhu Min, gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2014.
Zhu tha se performanca e ekonomisë globale në gjysmën e parë të këtij viti nuk ka qenë shumë e kënaqshme dhe Kina kontribuon “rreth 30 për qind në rritjen ekonomike botërore”.
Po ashtu, ai tha se përsëri Kina do të vazhdojë të ruajë një rritje të fuqishme ekonomike, edhe pse indeksi i blerjeve menaxheriale për muajin gusht ra nga 51.7 në 51.1 pikë. Sipas tij, është mëse normale që ekonomia e Kinës të pësojë luhatje në normën e rritjes së saj, pasi kjo ndodh në fazë të përshtatjes strukturore.
Zhu tha edhe se ekonomia kineze po i afrohet një niveli të potencialit ekonomik pas një rritje të shpejtë ekonomike 30-vjeçare.
Tema kryesore në Forumin Ekonomik Botëror, i cili u hap dje në veri të Kinës, është krijimi i vlerës nëpërmjet inovacionit. /SHO/