Telegrafi

FMN interesohet për projektin e Brezovicës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar: Jacques Miniane, shef i Misionit të FMN-së për Kosovën, dhe Frank Lakwijkun, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë.

Mysafirët nga FMN-ja u interesuan për implementimin e projekteve me interes kapital për vendin, përfshirë projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, projektin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike, si dhe projektet e infrastrukturës rrugore.

Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e MTI-së si dhe progresin e deritanishëm në implementimin e projekteve zhvillimore në vend.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.