Telegrafi

Pamjet tregojnë momentin kur ushtari rus fluturon në ajër nga goditja e artilerisë

Një video e cila po bën xhiron në rrjetin social Twitter tregon se si një ushtar rus e pëson keq nga goditja e artilerisë ukrainase.

Ushtari që me sa duket po qëndronte në një fushë has me një goditje të papritur nga forcat e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se si pas shpërthimit ushtari rus fluturon në ajër për disa metra larg.

Nuk dihet megjithatë se në cilin vend dhe kur u xhiruan këto pamje, megjithatë luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut kur forcat ruse me muajsh janë përpjekur ta uzurpojnë zonën. /Telegrafi/