Po lundronin në liqen, kur pothuajse nga askund u shfaq një aeroplan i vogël.
Burri që mbante shkopin për “selfie”, u kthye në anën nga vinte zhurma, për të kapur fluturimin e aeroplanit.
Mirëpo, sikur piloti mos të kishte aftësi të mirë manovrimi, peshkatarët do të mbetnin pa koka nga fluturimi i ulët, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, piloti arriti të anojë fluturaken duke shmangur peshkatarët që po merrnin pjesë në një garë në Goya të Argjentinës. /Telegrafi/