Site icon Telegrafi

Floriani nis xhirimet e klipit të ri kushtuar nënës

Florian Beqiri së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.

Pas bashkëpunimit me Lindonin në këngën “Syn”, këngë ritmike kjo që u mirëprit nga fansat gjatë sezonit veror, këngëtari shkupjan ka vendosur të vijë solo me një baladë, transmeton Telegrafi.

“Kënga flet për mallin që fëmija ndjen për nënën që nuk e ka parë kurrë”, ka thënë për Telegrafin më parë këngëtari simpatik për këtë projekt që do të vijë i realizuar me videoklip.

Xhirimet tashmë kanë filluar nga produksioni Entermedia dhe kjo këngë do ta sjellë Florianin ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Balada për nënën i paraprin projekteve të radhës që do të vijnë nga treshja e famshme Adrian, Lindon dhe Florian, të cilët mbesin nga artistët më të pëlqyer dhe kërkuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version