Florian Beqiri, njëri nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar së shpejti do të vijë me një projekt të ri.
Ndryshe nga projektet e kaluara, kësaj radhe Floriani ka vendosur të vijë ndryshe, duke sjellur një baladë.
Për Telegrafin artisti i ri shkupjan tha se kënga tashmë është në përfundim e sipër dhe pritet që gati për publikim të jetë deri në fund të muajit tetor.
“Teksti është shkruar nga Ilir Berani dhe flet për mallin që fëmija ndjen për nënën që nuk e ka parë kurrë”, tha Floriani duke shtuar se ideja e kësaj balade ishte të tregonte më shumë vlerat e tij artistike.
“Ideja për tekstin ishte e Adrianit, por edhe për melodinë duke besuar që kështu do të tregoj më shumë vlerat e mia dhe shpresoj që publiku do ta mirëpres këtë ndryshim timin, sepse mua baladat më flejnë shumë”, shtoj tutje këngëtari 15 vjeçar.
Kënga do të vijë e vizuelizuar nga produksioni Entermedia dhe sipas Florianit nuk është e fundit, pasi deri në fund të vitit do të ketë edhe disa befasi të tjera.
Ndryshe projekti i tij i fundit i titulluar “Syn”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lindonin ishte një nga prurjet më të suksesshme të kësaj vere. /Telegrafi./