Site icon Telegrafi

Florentino do ta paguajë klauzolën e Griezmannit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i përgatitur që të paguajë klauzolën e Antoine Griezmannit.

Perez e sheh asin e Atleticos si pjesë të rëndësishme të së ardhmes.

Është analisti Eduardo Inda ai që zbulon se Florentino dëshiron ta paguajë klauzolën dhe nuk e ka problem fare që të bëjë gati 100 milionë euro për të.

Florentino Perez po bën gjithçka që t’i bëj të gjithë të kënaqur.

“Griezmann ka pasur një klauzolë prej 100 milionë eurosh, e cila u rrit në 200 milionë këtë verë dhe tash është kthyer sërish në 100 milionë”.

“Reali beson se ai do të ishte një alternativë e shkëlqyer pr Ronaldon, i cili nuk do të luaj gjithmonë në këto nivele”.

Greizmann shënoi golin e parë në Wanda Metropolitano

“Cristiano ka 32 vjet dhe Benzema bëhet vjeç në dhjetor”, u shpreh Inda.

Manchester United është në garë për shërbimet e Griezmannit, i cili ishte afër kalimit në Old Trafford.

Megjithatë, ai vendosi që të qëndronte te Atletico dhe t’i përkushtohej klubit madrilen që ende ka një ndalesë për transferime e cila zgjatë deri në janar.

/Telegrafi/

Exit mobile version