Telegrafi

Florentino Perez thotë se Benzema duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë thirrje që Karim Benzema të fitojë Topin e Artë të këtij viti, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Benzema shënoi mbrëmë golat e tij të 20-të dhe të 21-të të sezonit, pasi Real Madridi mundi Villarrealin 2-1 për të vulosur titullin e tyre të 34-të të La Ligas.

Francezi ka qenë pika qendrore e sulmit të Zinedine Zidane këtë sezon pas dëmtimit të nënshkrimit të verës Eden Hazard dhe mungesës së kohës së lojës për Gareth Bale.

Lexo po ashtu Zidane zbulon se kush e meriton Topin e Artë këtë vit, përgjigja e tij është epike

Pas fitores së titullit, Perez foli për mediat spanjolle dhe nuk hezitoi ta lavdërojë 32-vjeçarin francez, Benzema.

“Benzema duhet të jetë fitues i Topit të Artë”, deklaroi ai në mënyrë të hapur për Daily Mail.

Momenti i golit të Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

“Unë nuk kam parë asnjë lojtar që ka pasur një vit të mirë sa ai”, përfundoi presidenti i Realit.

Benzema aktualisht është vetëm dy gola pas Lionel Messit në garën për Pichichi, me një lojë të mbetur deri në mbylljen e sezonit në La Liga. /Telegrafi/