Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë thirrje që Karim Benzema të fitojë Topin e Artë të këtij viti, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.
Benzema shënoi mbrëmë golat e tij të 20-të dhe të 21-të të sezonit, pasi Real Madridi mundi Villarrealin 2-1 për të vulosur titullin e tyre të 34-të të La Ligas.
Francezi ka qenë pika qendrore e sulmit të Zinedine Zidane këtë sezon pas dëmtimit të nënshkrimit të verës Eden Hazard dhe mungesës së kohës së lojës për Gareth Bale.
Pas fitores së titullit, Perez foli për mediat spanjolle dhe nuk hezitoi ta lavdërojë 32-vjeçarin francez, Benzema.
“Benzema duhet të jetë fitues i Topit të Artë”, deklaroi ai në mënyrë të hapur për Daily Mail.
“Unë nuk kam parë asnjë lojtar që ka pasur një vit të mirë sa ai”, përfundoi presidenti i Realit.
Benzema aktualisht është vetëm dy gola pas Lionel Messit në garën për Pichichi, me një lojë të mbetur deri në mbylljen e sezonit në La Liga. /Telegrafi/