Telegrafi

Florentino Perez: Ringjallja e Barcelonës është e mirë për futbollin botëror

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se ringjallja e Barcelonës është “e mirë për futbollin botëror”.

Katalunasit kanë rinovuar skuadrën e tyre me nënshkrimet e Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde në afatin kalimtar të verës, dhe Perez shpreson të shohë rivalët e Real Madridit duke sfiduar sërish.

La Liga fillon të premten, me ndeshjen e parë të Barçës që do të zhvillohet kundër Rayo Vallecano më 13 gusht, dhe skuadra e Xavi po përballet me një garë me kohën për të regjistruar një sërë nënshkrimesh të reja.

Barcelona e gjen veten në një situatë të vështirë financiare edhe pse ka shpenzuar shumë këtë verë, me 60 milionë euro të shpenzuar për Kounde, i fundit nga një varg ardhjesh të reja në Camp Nou.

Ata kanë aktivizuar katër leva ekonomike të cilat i kanë ndihmuar të mbledhin afërsisht 600 milionë euro dhe ndërkohë që Perez nuk është i frikësuar nga lëvizjet masive të Barçës në treg, presidenti i Real Madridit beson se përtëritja e klubit do të nxisë botën e futbollit.

“Barca… ka sezone që ne të gjithë bëjmë më mirë apo më keq, por Barça është një nga institucionet më të rëndësishme në botë së bashku me Real Madridin”, ka thënë fillimisht Perez për Movistar.

“Ajo duhet të kthehet në atë që është dhe kjo është e mirë për të gjithë, për futbollin botëror”, përfundoi presidenti i Los Blancos. /Telegrafi/