Florent Hasani është larguar nga Rapid Bukureshti pas një viti qëndrim te kjo skuadër.
Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të lë shumë gjurmë në kryeqytetin rumun dhe ka ndërprerë kontratën me Rapid Bukureshtin.
Ka qenë faqja zyrtare e Rapidit që ka konfirmuar se kanë ndërprerë me marrëveshje kontratën me sulmuesin.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për të lidhur kontratën me Florent Hasanin, sulmuesin 27-vjeçar kosovar”.
“I ardhur në vitin 2024 nga FK Tirana, nga pozicioni i golashënuesit më të mirë të Superligës shqiptare, Hasani nuk arriti të vendoset te Giulesti, duke shënuar vetëm një gol në 34 ndeshjet e luajtura. Përveç suksesit ndaj Kluzhit nga CFR, këtë sezon (2-2), kosovari ka dhënë edhe tri asistime në fanellën e Rapidit. I urojmë suksese në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e Rapidit.
Hasani tani mbetet lojtarë i lirë dhe së shpejti pritet të vendosë për një skuadër të re. /Telegrafi/