Telegrafi

Florent Hadergjonaj: Ishte një vit i tmerrshëm, faleminderit për mbështetjen e madhe që na keni dhënë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth edicionit të dështuar të Dardanëve në Ligën e kombeve.

Dardanët përfunduar me fitore 1-0 ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, duke arritur vetëm një fitore nga gjashtë ndeshje.

Se edicioni i Ligës së Kombeve dhe ky vit ishte i dështuar për Kosovën e mendon edhe mbrojtësi Hadergjonaj.

Lexo po ashtu Kosova e mbyll me fitore ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, mbetet në Ligën C

Djaloshi nga Deçani ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të shkruar rreth kësaj teme, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë”.

Lexo po ashtu Prapaskenat në ndeshjen Kosovë 1-0 Moldavi: Mesazhi i Dardanëve, ankesat e Engin Firat, Ujkani ‘trajner’ në fushë dhe zhgënjimi i Nuhiut

“Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziazmin”.

“Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, ka shkruar Hadergjonaj. /Telegrafi/