Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth edicionit të dështuar të Dardanëve në Ligën e kombeve.
Dardanët përfunduar me fitore 1-0 ndaj Moldavisë edicionin e dështuar në Ligën e Kombeve, duke arritur vetëm një fitore nga gjashtë ndeshje.
Se edicioni i Ligës së Kombeve dhe ky vit ishte i dështuar për Kosovën e mendon edhe mbrojtësi Hadergjonaj.
Djaloshi nga Deçani ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të shkruar rreth kësaj teme, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderoj tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.
“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë”.
“Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziazmin”.
“Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe që na keni dhënë”, ka shkruar Hadergjonaj. /Telegrafi/