Telegrafi

Florent Hadërgjonaj e mbajti në ankth Fenerbahcen me golin e shënuar nga penalltia

Kasimpasa është mposhtur 3-2 nga Fenerbahce në kuadër të javës së 37-të në Superligën e Turqisë.

Skuadra e Florent Hadërgjonajt nuk arriti të shmangte disfatën, por që reprezentuesi i Kosovës shënoi gol.

Derisa rezultati ishte 3-1, lojtari shqiptar mori përgjegjësinë të gjuante nga penalltia në minutën e 82-të.

Hadërgjonaj arriti të shënonte në portën e Fenerbahces, mirëpo nuk ia dolën që në fund të merrnin së paku një pikë edhe pse patën një paraqitje të mirë. /Telegrafi/