Site icon Telegrafi

“Flex”, lansohet të shtunën nga Capital T

Capital T (Foto: Instagram)

Në këtë periudhë të vetë-izolimit, një projekt të ri muzikor pritet ta sjellë edhe reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T.

Ai përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram bën të ditur se ka gati këngën e re të titulluar “Flex”.

Projekti, i cili është pjesë e albumit “Skulpturë”, do të prezantohet para publikut të shtunën në orën 17:00.

“Flex zyrtarisht publikohet të shtunën në ora 17:00. Shpresoj që ka me ju pëlqy e sado pak me ua ndreq disponimin në këto ditë karantine”, ka shkruar krahas postimit Capital T.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet e fansave të cilët duket se mezi po presin për këtë këngë të reperit shqiptar.

“600 PS” përndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Kapo në fillim të këtij viti, e cila ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version