Fletushkat e shpërndara me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”, të cilat janë gjetur të hënën në veri të Mitrovicës dyshohet se janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës së mbajtur.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.
Për momentin siç tha Elshani nuk ka ndonjë person të dyshimtë apo të arrestuar.
“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërnda dhe ne kemi has në to më vonë. Pas konsultimit me Prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti thirrje për rezistence dhe nxitje e urrejtjes. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, të hënën qytetarë nga komuniteti serbë ishin mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se “Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi”. /Telegrafi/