Reperja e re, Melinda Ademi, ditë më parë bëri bujë në media pasi kërkoi ndjesë publike ndaj rap-artistes Tayna.
Me gjithë sinqeritetin e treguar, ajo nuk arriti të marrë asnjë kundërpërgjigjje nga reperja së cilës i kishte kërkuar falje.
Duket se kanë qenë paragjykimet për gjestin që bëri , që ta çojnëreperen Ademi drejt një reagimi tjetër me shkrim në rrjetet sociale.
Në një fotografi atraktive të publikuar në rrjetin social Instagram, Melinda ka shkruar në mbishkrim, e mirësia e saj u mor si dobësi.
“Provova të jem e mirë por ata ma morën për dobësi. Më duhet ta sjellë bishën prapë në lojë, kjo ëshë e vetmja gjuhë që ata kuptojnë”, ka hskruar rap-artistja në Instagram.
Kjo deklaratë është marrë nga fansat si një ‘thumb’ drejt atyre që e paragjykuan këtë gjest të guximshëm të saj, i cili u bë me qëllim të ndaljes së gjuhës së urrejtjes. /Telegrafi/