Ish-banori i Big Brother VIP, Sabiani, pas daljes nga spektakli ka qenë po ashtu shumë i komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.
Kjo për shkak të deklaratave që bëri brenda, projekteve që solli më pas e po ashtu edhe për raportin me fituesin e BBV, balerinin Ilir Shaqiri.
Ai së bashku me një pjesë tjetër të banorëe ka qenë i ftuar në “Më lër të flas”, ku kanë ndarë përvojat e tyre e gjithashtu kanë rrëfyer edhe gjëra të tjera.
I pyetur se kush janë banorët që e kanë zhgënjyer dhe dolën ndryshe pas përfundimit të Big Brother, ai thotë: “Pothuajse të gjithë, jo ndryshe ndryshe por në ato pritshmëritë. Kjo tregon që emisioni e ka bërë punën e vet, e ka pasur një ndjeshmëri tjetër”.
Tutje, Sabiani tregon se Iliri ka qenë ai që ka përfituar më shumë nga ai marrë parasysh marrëdhënien e dyshes.
“Iliri ka përfituar më shumë, po të hyja sërish nuk mund të dalë nga karakteri do të gjeja ndonjë vëlla motër tjetër”, vazhdon tutje artisti.
I njëjti po vazhdon punën për projekte të reja muzikore dhe të jetë aktiv me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/