Telegrafi

Flet menaxheri i Taynës pas aksidentit, Rinor Hykolli: Gjendja e reperes është e mirë, ishte aksident i lehtë

Tayna dhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli (Foto Firends Entertainment/Facebook)

Reperja nga Prizreni, Tayna, u përfshi gjatë mbrëmjes të së martës në një aksident rrugor.

Aksidenti duket të ketë qenë i lehtë dhe pa lëndime, teksa një gjë të tillë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli.

Lexo po ashtu Tayna përfshihet në një aksident rrugor

“Ka qenë një aksident i vogël, personi tjetër që e ka goditur me veturë ka qenë në faj, kështu që gjithçka përfundoi pa lëndime”, ka thënë Hykolli për Telegrafin.

Tayna dhe menaxheri i saj, Rinor Hykolli (Foto Rinor Hykolli/Instagram)

Tutje, ai ka treguar se gjendja e rep-artistes është e mirë dhe nuk është dashur asnjë intervenim mjekësor.

“Gjendja e Taynës është e mirë, pasi aksidenti nuk shkaktoi lëndime”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/