Telegrafi

Flet Lenjani pas sulmit, ka disa fjalë për tifozët

Ermir Lenjani, që luanë në krahun e majtë si në sulm edhe në mbrojtje te Rennes, por dhe Kombëtarja shqiptare, ka hasur në probleme në këtë fillim.

Emri i tij gjatë verës u lakua në disa ekipe, por Lenjani mbeti pjesë e Rennes.

Sot në mëngjes vetura e tij Porsche u sulmua nga disa tifozë.

Ai u ka premtuar besnikëri dher maksimumin.

Lexo po ashtu E tmerrshme, tifozët e Rennesit ia dëmtojnë veturën Lenjanit, kjo është arsyeja (Video)

“Javët e fundit është shkruar shumë për mua dhe reagimet më kanë prekur. Unë ndihem mirë te Rennes ku dua të jap më të mirën. Dua të vijoj rrugën në Bretanjë ku fillimi nuk ishte i lehtë, pasi pata dhe atë dëmtim që më mbajti jashtë fushe për ca kohë”.

“Mundësitë për tu aktivizuar te Rennes në fillim ishin të komplikuara, ndërsa mundësia për të qëndruar në Ligue 1 m’u dha nga Nanntes, kështu që pata mundësinë për të luajtur, për të përjetuar eksperiencën e evropianit dhe të isha gati për kthimin në Bretanjë. Tani unë ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe fansat”.