Telegrafi

Flet i biri i gruas që u vra në Pogradec: Dënojeni me vdekje babain tim (Video)

Djali i çiftit Mekolli ka folur pas vrasjes makabre të nënës së tij nga i ati, e ndodhur dje në Blacë të Pogradecit.

Ai shprehet se babai konsumonte alkool dhe se gjithnjë i ka dhunuar barbarisht, e ndërsa për nënën shprehet se ka pasur marrëdhënie shumë të mira.

Lexo po ashtu Në Pogradec, burri vret gruan me sqepar e thikë

“Gjykata të dënojë tim atë me vdekje, këtë meriton ai”, shprehet Emiljano Mekolli.

Lexo po ashtu Flet babai i djalit që vrau gruan me sqepar: Grindeshin çdo ditë (Video)

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”, shprehet Emiljano.