Telegrafi

Flamurtari merr një pikë shumë të vlefshme ndaj Gjilanit  

Gjilani nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim pa gola 0-0 në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Superligës së Kosovës ndaj Flamurtarit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit nga Gjilanit, të cilët tentuan disa herë ta gjejnë golin e epërsisë.

Fisnik Papuqi (14′) provoi, por pa sukses, ndërsa në minutën e 16-të goditi traversën befasisht duke tentuar harkimin.

Gjilani tentoi edhe me Isa Eminhazirin (33′, 41′), por në rastin e parë goditjen e priti portieri, ndërsa në të dytën u ndal nga një mbrojtës i Flamurtarit.

Lexo po ashtu Orari i plotë i pjesës së tretë të stinorit në Superligën e Kosovës

Në pjesën e dytë, Flamurtari e filloi më mirë duke e pasur rastin më të mirë të ndeshjen me sulmuesin portugez, Mendes (52′), i cili i vetëm para portierit goditi jashtë portës.

Pas këtij rasti, Gjilani u kthye në lojë duke tentuar me anë të Hasan Hysenit (60′), Fuad Karabeg (70′), por pa pasur sukses ta gjejnë rrjetën dhe në fund u desh të pajtohen me një barazim pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Gjilani renditet në pozitën e gjashtë me 36 pikë të mbledhura, ndërsa Flamurtari në vendin e dhjetë me 15 pikë.

Në takimin e ardhshëm, ‘Skifterat’ luajnë në udhëtim te Besa e Pejës, ndërsa Flamurtari e pret Lirinë. /Telegrafi/