Telegrafi

Flamuri ukrainas valon në majën e kullës së telekomunikimit në Krime

Në rrjetet sociale është shfaqur një video amatore, që tregon sesi flamuri ukrainas valon në majën e një antene në Krimenë që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Flamuri ukrainas valoi në antenën e një kulle të telekomunikimit në afërsi të fshatit Hrushivka, rreth 18 kilometra në veri të qytetit Sudak në Krimenë e okupuar nga Rusët.

Madje edhe pas nëntë viteve që kur Krimea e aneksua nga rusët, ka prej atyre ukrainasve që akoma janë të gatshëm të rrezikojnë jetën duke demonstruar patriotizmin.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainë që disa prej tyre tashmë janë nën kontrollin e rusëve.

E një lëvizje e tillë e ukrainasve, pra idenë e rikthimit të Krimesë, ekspertët perëndimorë e shohin me një dozë skepticizmi, për faktin se do të kishte shumë viktima. /Telegrafi/