Majlinda Kelmendi ka arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kilogram.
Krenaria e Kosovës tregoi edhe një herë që është një shkallë më lartë se të gjithë në sportin e xhudos.
Ajo e mbylli ndeshjen para kohe me ippon.
Paraprakisht, xhudistja pejane e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Annabelle Euranie.
Vlen të theksohet se Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.
Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Emocionuese! Momenti i intonimit të himnit të Kosovës midis Rusisë (Video)
PO ASHTU LEXONI: Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në evropian (Video)
Ja lufta që ia solli Kosovës dhe Majlinda Kelmendit medaljen e artë nga Rusia!
Posted by Telegrafi.com on 2016-04-21